Superliga starton me një supersfidë

Futboll

Superliga starton me një supersfidë

Më: 3 janar 2021 Në ora: 12:59
Superliga starton me një supersfidë

2021 nuk mund të niste në mënyrën më të mirë sesa me një superpërballje në Superiore, si ajo mes Vllaznisë dhe Teutës. Një fillim ideal për një kampionat të ngjeshur me rivalitet dhe diferenca të pakta, me një duel që mund të shërbejë si kartolinë për të gjithë vitin futbollistik në futbollin shqiptar, teksa do të jenë përballë dy vendet e para në renditje.

Sulmi më i mirë me mbrojtjen më të mirë. Pretendetja kryesore në letër në startin e edicionit dhe surpriza, jo për historinë që mbart, por për faktin se askush nuk e priste të kishte një impakt të menjëhershëm në superiore sic dhe ka ndodhur deri tani.

Një përballje, që është mënyra më e mirë për ta nisur këtë vit 2021, që shumëkush shpreson të jetë ai i ndryshimit të madh, dhe jo vetëm në futboll.

Dy ekipet që kanë marrë jo vetëm më shumë pikë deri në këto momente, por që janë shfaqur dhe më të qëndrueshme në lojë, me Teutën që ndoshta në renditje vuan disi peshën e barazimeve të shumta, por ai 0-3 ndaj Kukësit ishte mënyra më e mirë për ta mbyllur një vit, që për durrsakët thënë realisht, ka qenë i jashtëzakonshëm.

Është e vetmja skuadër që ende nuk njeh humbje dhe kjo është një arritje jo e vogël, por përballë do të ketë Vllazninë që ka treguar se di të jetë eksperte dhe ndaj rivalëve direkt në garën për titull.

Një fillim për të ngushtuar diferencën me kreun, ose për të thënë që Vllaznia do të marrë arratinë. E sigurtë është që Vllaznia-Teuta, sfida hapëse e këtij 2021, do të jetë përballja ideale për një fillim vit të mbarë, me futbollin e shtëpisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat