Paçarada titullar kundër Greuther Furth-it

Futboll

Paçarada titullar kundër Greuther Furth-it

Nga: K.G. Më: 3 janar 2021 Në ora: 13:14
Paçarada titullar kundër Greuther Furth-it

Mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës, Leart Paçarada,  do të luajë nga minuta e parë për St. Pauli-n, në takimin kundër Greuther Furth-it, në kuadër të javës së 14-të të Bundesliga II në futboll.

St. Pauli kërkon fitore në konak të Greuther Furth-it, që të rikthehet në zinxhirin e rezultateve të mira. 

Greuther Furth është në vend të katërt me 24 pikë, ndërsa St. Pauli në pozitën e 17-të me 8 sosh.

St. Pauli do të luftojë që të kthehet i pamposhtur nga një udhëtim i vështirë.

Ndeshja luhet sot në orën 13.30.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat