Tetë gola, Interi fiton bindshëm

Futboll

Tetë gola, Interi fiton bindshëm

Nga: K.Goca Më: 3 janar 2021 Në ora: 14:22
Tetë gola, Interi fiton bindshëm

Interi ka shënuar fitore me rezultat 6:2 ndaj Crotones, në kuadër të javës së 15-të të Serie A në futboll. 
Ndeshje shumë e mirë dhe me tetë gola. 

Në 40 minutat e parë Crotone u treguan mjaft të mirë dhe sfidues por jo edhe në vazhdime. 

Futbollisti Lautaro Martinez është lojtar i ndeshjes, duke shënuar het-trik. 

Martinez (20', 57' e 78'), Marrone (31'-autogol), Lukaku (64'), Hakimi (88’) realizojnë për Interin dhe Zanellato (12'), Golemic (36'-nga penalltia).

Interi kryeson tabelën me 36 pikë pas javës së 15-të, Crotone është në pozitën e 19-të me 9 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat