Paçarada 46 minuta, St. Pauli pa pikë nga Furth-i

Futboll

Paçarada 46 minuta, St. Pauli pa pikë nga Furth-i

Nga: K.G. Më: 3 janar 2021 Në ora: 17:12
Paçarada 46 minuta, St. Pauli pa pikë nga Furth-i

Mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës, Leart Paçarada, me St. Pauli-n, dolën duarthatë nga stadiumi “Sportpark Ronhof Thomas Somme” në Furth.  

St. Pauli pëson humbje me rezultat 2:1 nga Greuther Furth, në kuadër të javës së 14-të Bundesliga II. 

Futbollistët Green (24') dhe Nielsen (27') shënuan për fitoren e  Greuther Furth-it, ndërsa për St. Pauli-n realizon Flach (82').

Paçarada u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 38-të dhe u zëvendësua në minutën e 46-të.

St. Pauli është në vend të 17-të me 8 pikë dhe Greuther Furth ngrihet në pozitën e tretë me 27 sosh, ka dy me pak se lideri Hamburger SV.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat