Spalletti afër të bashkohet me Kilin

Futboll

Spalletti afër të bashkohet me Kilin

Më: 4 janar 2021 Në ora: 12:40
Luciano Spalletti

Ish-trajneri i Romës dhe Inter, Luciano Spalletti thuhet se ka hyrë në bisedime me Kombëtaren kiliane dhe mund të zëvendësojë Reinaldo Rueda i cili thuhet se mund të kalojë tek Kombëtarja kolumbiane.

Sipas “Alairelibre.cl”, thuhet se Federata kiliane ka kontaktuar Spallettin, i cili është i interesuar për punë, por artikulli pretendon se ka dy pengesa për tu kaluar.

E para është qështja gjuhësore, pasi siç thuhet, Spaletti nuk flet gjuhën spanjolle dhe paga e tij nuk mund të përmbushet nga Federata kiliane.

Kolumbiani CT Rueda duket se është i vendosur të kthehet në atdheun e tij, pas dy vitesh në krye të Kilit dhe Spalletti është rreshtuar si zëvendësuesi i tij.

61-vjeçari nga Certaldo ka qenë pa punë që kur u largua nga Interi në maj 2019 dhe kurrë nuk ka punuar në një ekip kombëtar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat