Lukaku do të mungojë kundër Sampdoria

Futboll

Lukaku do të mungojë kundër Sampdoria

Më: 4 janar 2021 Në ora: 12:54
Romelu Lukaku

Sulmuesi i Inter, Romelu Lukaku, nuk do të paraqitet në ndeshjen kundër Sampdoria që do të zhvillohet në kuadër të xhiros së 15-të të Serie A, të mërkurën.

Inter po druhet për gjendjen e sulmuesit belg, Romelu Lukaku, i cili duket se do të humbasë ndeshjen kundër Sampdoria të mërkurën.

Sulmuesi “Nerazzurr” shënoi në paraqitjen e tij të 50-të në Serie A, në fitoren ndaj Crotone 6-2. Belgu tejkaloi brazilianin Ronaldo, dhe u bë lojtari më i shpejtë që arrin kuotën e 50 golave në fanellën e Inter.

Por momente më vonë, 27 vjeçari u ndal për shkak të një problemi muskulor dhe sipas “CorrieredelloSport” zbulon se sulmuesit do t’i duhet pak kohë para se stafi mjekësor të vlerësojë shkallën e dëmtimit.

Artikulli pretendon se problemi në kofshën e djathtë nuk duket serioz, por se Lukaku do të jetë jashtë ndaj Sampdorias.

Interi nuk do të rrezikojë sulmuesin kundër “Blucerchiati”, për të shmangur  ndonjë lëndim serioz, por synon ta kthejë atë kundër Romës në fundjavë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat