Kujt ia dedikoi golin e parë për vitin 2021 Cristiano Ronaldo?

Futboll

Kujt ia dedikoi golin e parë për vitin 2021 Cristiano Ronaldo?

Më: 4 janar 2021 Në ora: 18:17
Cristiano Ronaldo

Golin e parë për vitin 2021 Cristiano Ronaldo ia ka dedikuar të dashurës, Georgina Rodriguez.

Kjo u kuptua menjëherë pasi CR7 shënoi, duke formuar me gishta shkronjën G.

E dashura e portugezit gjithashtu reagoi menjëherë në Instagram.

Teksa publikoi foton gjatë festimit të CR7, ajo shkroi: “Goli ynë i parë i vitit”.

CR7 shënoi dy herë në fitoren 4-1 të Juventusit kundër Udineses. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat