Real Madridi ndal bisedimet me Alaban, problemi te pagat e lojtarit

Futboll

Real Madridi ndal bisedimet me Alaban, problemi te pagat e lojtarit

Më: 4 janar 2021 Në ora: 22:30
David Alaba

Real Madridi ka ndalur përkohësisht bisedimet e mbrojtësit të Bayern Munichut, David Alaba.

Pagat e lartë të austriakut kanë ndikuar që “Los Blancos” të mos jenë të gatshëm që ta transferojnë në verë.

Kontrata momentale e Alaba me Bayernin përfundon në qershor, derisa nuk ka pranuar rinovimin dhe ka ëndërr të luajë për “Mbretërit”.

Reali është duke shpresuar ta transferojë në qershor, por vetëm nëse Alaba pranon të zbres pagën.

Thuhet se austriaku ka kërkuar 12 milionë euro për sezon, pagë që është më e madhe se e kapitenit Sergio Ramos, që fiton 10 milionë euro për sezon.

Interesim për Alaba kanë shprehur edhe disa klube të tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat