Agjenti zbulon të ardhmen e Rrahmanit që debutoi me Napolin vetëm në vitin 2021

Futboll

Agjenti zbulon të ardhmen e Rrahmanit që debutoi me Napolin vetëm në vitin 2021

Më: 4 janar 2021 Në ora: 22:48
Amir Rrahmani

U ble në janar të vitit 2020, qëndroi i huazuar te Hellas Verona, për të kaluar gjatë verës te Napoli.

Por, Amir Rrahmani asnjëherë nuk e bindi Gennaro Gattuson dhe qëndroi pothuajse gjithmonë në stol, të paktën deri në janar të këtij viti.

Kapiteni i Kosovës e nisi mbarë vitin 2021 pasi debutoi me Napolin vikendin që lamë pas dhe sipas agjentit, Adrian Aliaj, ai do të qëndrojë shumë gjatë në Napoli.

Amiri duhej të ishte nëse jo zgjedhja e dytë, zgjedhja e tretë – por Kulibaly nuk shkoi as në Man City e as në PSG, gjë që ia ka minimizuar në tërësi minutat Rrahmanit.

“Jam i lumtur për Amirin. Kurrë nuk kam pasur dyshime në cilësitë e tij. Ai do të qëndrojë në Napoli për një kohë të gjatë. Besojmë te Gattuso dhe te projekti i klubit. Duhet pak durim, por gjithçka do të shkojë mirë. Unë besoj vërtetë te lojtari im”, ka thënë Adrian Aliaj pas debutimit të Aliajt. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat