“Nuk më intereson nëse Pogba largohet, Grealish është i preferuari im”

Futboll

“Nuk më intereson nëse Pogba largohet, Grealish është i preferuari im”

Më: 4 janar 2021 Në ora: 23:56
Jack Grealish dhe Paul Pogba

Jack Grealish ka rënë në radarin e Manchester Unitedit.

Se ai është i duhuri për “Djajtë e Kuq” e ka konfirmuar edhe legjenda e Manchester United, Rio Ferdinand.

Ai nuk ka asnjë dyshim në cilësitë e  25-vjeçarit, që madje, sipas tij, mund ta zëvendësojë pa asnjë problem Paol Pogbën, që flitet se po luan sezonin e fundit në “Old Trafford”.

“Nuk më intereson nëse Pogba shkon apo jo, Grealish është i preferuari im”, tha Ferdinand.

“E njoh atë si fëmijë. Ai erdhi me babain e tij në restorantin tim dhe iu bleva bileta për ndeshjen”.

“Ai është i uritur, lojtar punëtorë. Më kanë thënë shumë se sa punon, në fushë dhe jashtë saj. Nëse do të isha trajner i tri klubeve më të mëdha, nuk do ta lija për asnjë sekondë aty ku është”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat