Zbulohet arsyeja pse Juventusi refuzoi Ozilin

Futboll

Zbulohet arsyeja pse Juventusi refuzoi Ozilin

Më: 5 janar 2021 Në ora: 09:05
Mesut Ozil

Juventusi thuhet se ka refuzuar mundësinë të transferojë mesfushorin ofensivë të Arsenalit, Mesut Ozil.

“Topçinjtë” duan që ta shesin sa më parë gjermanin, por thuhet se nuk do t’ia dalin aq lehtë.

Sipas CBS Sport, Arsenali e ka ofruar Ozilin të Juventusi, por gjiganti i Seria A e refuzoi shkaku i të riut, Dejan Kulusevski për të cilin shpresojnë se mund të ofrojë të njëjtat kualitete.

Arsenali vazhdon ta le Ozilin jashtë skuadrës së Premierligës dhe Ligës së Evropës, derisa ai është lojtari më i paguar në klub.

Interesim për 32-vjeçarin thuhet se ka shprehur edhe Fenerbahce.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat