Messi: Është nder për mua që kam arritur këtë numër të paraqitjeve me Barcelonën

Futboll

Messi: Është nder për mua që kam arritur këtë numër të paraqitjeve me Barcelonën

Më: 5 janar 2021 Në ora: 12:54
Lionel Messi

Një jetë e tërë të Barcelona. Kështu ylli Lionel Messi, arriti të bëjë 750 paraqitje të gjiganti katalunas.

Në La Liga, argjentinasi bëri plotë 500 paraqitje duke u bërë lojtari i parë jo-spanjoll që arrin në këtë shifër.

Vetëm legjenda e klubit, Xavi ka bërë më shumë paraqitje se Messi, pra 505 në La Liga dhe 767 në të gjitha garat me Barcelonën.

Është vetëm çështje kohe derisa Messi të thyejë këtë rekord, në rast se nuk pëson ndonjë lëndim afatgjatë.

Messi ka thënë se ndihet i nderuar që ka arritur këtë numër të paraqitjeve me Barcelonën.

“Është nder për mua që kam arritur kaq shumë ndeshje në fanellën e Barcelonës”, tha ai për Sport.

Sidoqoftë, Messi vazhdon të jetë i lidhur me largimin dhe kalimin të PSG-ja ose Manchester City.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat