Solskjaer konfirmon dy mungesat e mëdha ndaj Cityt

Futboll

Solskjaer konfirmon dy mungesat e mëdha ndaj Cityt

Më: 5 janar 2021 Në ora: 13:13
Ole Gunnar Solskjaer

Manchester Unitedi do të jetë pa sulmuesin Edinson Cavani dhe mbrojtësin Phil Jones në ndeshjen ndaj Manchester City në gjysmëfinale të gjysmëfinales së Kupës së Anglisë.

“Djajtë e Kuq” janë në formë të mirë duke regjistruar pesë fitore dhe dy barazime në shtatë ndeshjet e fundit.

Trajneri i Unitedit, Ole Gunnar Solskjaer konfirmoi mungesën e dy yjeve.

“Jemi të zhgënjyer që Edinson nuk është i përfshirë, është i vetmi dhe Phil Jones mungon për një kohë të gjatë, të dy mungojnë”, tha ai.

Përballja mes dy klubeve rivale lokale të Manchesterit zhvillohet nesër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat