Aksident i tmerrshëm i yllit të futbollit

Futboll

Aksident i tmerrshëm i yllit të futbollit

Më: 5 janar 2021 Në ora: 15:52
Aksident i tmerrshëm i yllit të futbollit

Ylli i Premier League i përfshirë në një aksident të tmerrshëm me Lamborghini

Një Lamborghini me ngjyrë portokoalli, i cili besohet të jetë i yllit të Sheffield United, Lys Mousset, është përfshirë në një aksident të rëndë, mbrëmjen e kaluar.

Lidhur me ngjarjen, policia ka arrestuar dy persona, të moshës 20 vjeçare “të cilët ishin mbi limitin e lejuar” thuhej në njoftimin e policisë.

“Lambo” goditi veturat e parkuara në jug të rrugës, Abbeydale, pas mesnatës në Sheffield.

Në një njoftim të klubit thuhej se “Klubi është i vetëdijshëm për imazhet që po qarkullojnë në media dhe ka nisur një hetim të brendshëm”.

Vetura besohet se i përket, Lys Mousset, francezit i cili kaloi nga Bournmouthi në vitin 2019 për 10 milionë funte.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat