Nuza: Gjyqtarët më të mirë nuk janë ata të pagabueshmit, por ata që bëjnë më pak gabime

Futboll

Nuza: Gjyqtarët më të mirë nuk janë ata të pagabueshmit, por ata që bëjnë më pak gabime

Më: 5 janar 2021 Në ora: 22:41
Genc Nuza

Gjyqtarët e futbollit janë gati për stinorin pranveror të edicionit.

Ata janë duke u përgatitur maksimalisht për pjesën e dytë të edicionit, duke thënë se po bëjnë maksimumin që t’i minimizojnë gabimet.

Genc Nuza, në prononcimin, mes tjerash ka deklaruar se gjyqtarët më të mirë nuk janë ata të pagabueshmit, por ata që bëjnë më pak gabime, pasi edhe gjyqtarët janë njerëz.

Tutje, njeriu me distinktiv të FIFA-së, shtoi se ai do t’ia dalë që ashtu si herave të tjera, të jetë gati për stinorin pranveror, në mënyrë që ta kalojë më lehtë, pasi pranvera në futboll zakonisht është më e vështirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat