Agjenti i Hysajt: Nuk jemi të shqetësuar, kemi oferta edhe nga jashtë

Futboll

Agjenti i Hysajt: Nuk jemi të shqetësuar, kemi oferta edhe nga jashtë

Më: 6 janar 2021 Në ora: 07:29
Elseid Hysaj

Futbollistit shqiptar, Elseid Hysajt i është afruar afati i skadimit të kontratës së tij me Napolin.

Hysaj po ashtu tani ka të drejtë të nënshkruajë me klube të tjera.

Në lidhje me këtë situatë, është deklaruar menaxheri i futbollistit, Mario Giuffredi.

Giuffredi për mediat italiane tha se Hysaj ka mundësi 51% që të qëndrojë te Napoli.

“E sigurt është që do ta mbyllë këtë sezon me Napolin, më pas të shohim se çfarë do të ndodhë. Ka 51% mundësi që të rinovojë me Napolin, pasi ai dëshiron të qëndrojë, por drejtuesit e klubit i kanë në tavolinë kërkesat tona. Nëse te Napoli zgjohen nesër dhe vendosin të rinovojnë, atëherë do ta bëjmë. Megjithatë nuk jemi të shqetësuar, pasi kemi oferta edhe nga jashtë”, deklaroi Giuffredi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat