Ozil në bisedime me me DC Unitedin

Futboll

Ozil në bisedime me me DC Unitedin

Më: 6 janar 2021 Në ora: 07:58
Mesut Ozil

Mesut Ozil duket se është duke e kërkuar largimin nga Arsenali qysh në këtë afat kalimtar.

Mesfushori gjerman nuk është përfshirë në asnjë ndeshje të këtij edicioni, pasi Mikel Arteta nuk llogaritë në shërbimet e tij.

Kështu, Ozil dëshiron që të luajë edhe për ca vite, pasi tashmë është në perëndimin e karrierës së tij.

Sipas asaj që raporton Football London, mesfushori turko-gjerman ka filluar bisedimet me DC United.

Klubi amerikan është i gatshëm që t’i ofrojë Ozilit një pagë të majme, vetëm që në këtë afat të kalojë në radhët e tyre.

Mesfushori është duke u kërkuar po ashtu edhe nga disa skuadra të Superligës së Turqisë, por edhe disa tjera nga top pesë ligat evropiane.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat