Ramadani: Përforcimet më të mëdha janë kthimi nga lëndimi i Gavazajt dhe Shillovës

Futboll

Ramadani: Përforcimet më të mëdha janë kthimi nga lëndimi i Gavazajt dhe Shillovës

Më: 6 janar 2021 Në ora: 14:47
Ramadani: Përforcimet më të mëdha janë kthimi nga lëndimi i Gavazaj dhe Shillova

Sot në fushën ndihmëse të klubit në Bernicë, kanë nisur seancat stërvitore të përgatitjeve dimërore. Prezent ishin të gjithë futbollistët përveç sulmuesit Oto John i cili për arsye objektive skuadrës do t’i bashkëngjitet pas disa ditësh.

“Po fillojmë me përgatitjet dhe pozitiv është fakti që të gjithë futbollistët janë prezent, përveç John që ka probleme me dokumentacion dhe do të rikthehet pas disa ditëve nga Nigeria.

Lëndimet që kishin Gavazaj dhe Shillova janë tejkaluar, janë mirë dhe janë përforcim shumë i mirë, sepse deri tani nuk kanë qenë në qindpërqindtëshin e tyre. Tani janë të gatshëm dhe me kualitetin që posedojnë do të ndihmojnë skuadrën drejt objektivave që kemi para nesh”.

“Kemi futbollistë me karakter të fortë”

“Falë Zotit koha po na merr shumë mirë duke i pasur kushtet optimale për punë dhe jam i bindur me punën cilën do ta bëjmë, duke e njohur karakterin që kanë futbollistët, do të arrijmë formën optimale deri në fillimin e kampionatit. Kemi futbollistë shumë profesionist dhe nuk do ta kemi fare problem këtë fazë të vështirë të përgatitjeve fizike.

Është fazë shumë e vështirë për çdo futbollistë dhe që e kemi kaluar edhe ne, mirëpo karakteri i tyre më lejon të flas me bindje të plotë që nuk do të kemi asnjë problem. E shpresoj të mos na përcjellin as lëndimet dhe të japim maksimumin”.

“Vajtje-ardhjet”....

“Futbollistët të cilët i kemi liruar tani më e dini të gjithë, nuk kemi llogaritur në ta dhe i kemi liruar. Për prurje të reja, përveç Ardit Nikës, nuk dua as të flas as të përmend emra, por jemi në bisedime me disa dhe në një kohë shumë të shkurtër gjithçka do të pasqyrohet”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat