Nuk është Ramos dhe Messi

Futboll

Nuk është Ramos dhe Messi

Më: 6 janar 2021 Në ora: 14:55
Nuk është Ramos dhe Messi

Nga 30 qershori i ardhshëm, Memphis Depay do të jetë një lojtar luksoz, që mund të merret falas. Emri i tij tashmë po qarkullon në treg, sepse ata që duan ta marrin e dinë se duhet të lëvizin nga janari. Lyon nuk mund ta mbajë më hollandezin, ndërsa Barcelona tashmë e ka vendosur atë në krye të listës së saj të dëshirave.

Koeman e dëshiron fort, e pëlqen shumë, do të ishte perfekt për të përforcuar repartin ofensiv katalanas, por duhet “të ruajë shpinën” nga konkurrenca e ashpër italiane.

Sipas asaj që shkruan “France Football”, Juve ka lëvizur për të marrë Depay në verë, duke parashikuar kështu përpjekjet e Barcelonës, e cila megjithatë mbetet e sigurt në mposhtjen e të gjithëve dhe sigurimin e qendërsulmuesit të Lyon.

Por, “ankandi” nuk përfshin vetëm kaq.

E përditshmja franceze, gjithashtu flet për një përfshirje të Interit dhe Milanit, çka do t’i komplikonte planet e Barçës dhe do të shtonte pasiguri mbi të ardhmen e Depay. Ndoshta interesimet e italianëve janë vetëm sondazhe dhe në fund Koeman do të jetë i kënaqur, por ndërkohë lojtarët e mëdhenj në veri po lëvizin...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat