Administratori i pasurisë së Maradonës: Nuk kam dokumente apo…

Futboll

Administratori i pasurisë së Maradonës: Nuk kam dokumente apo…

Më: 6 janar 2021 Në ora: 15:06
Administratori i pasurisë së Maradonës: Nuk kam dokumente apo…

Një gjykatë në Buenos Aires ka caktuar ekspertin ligjor Sebastian Baljeton si administratorin e ndarjes së pasurisë së Diego Armando Maradonës, i cili vdiq në 25 nëntor në rrethana misterioze. Ai dha një intervistë për median italiane “Il Mattino”.

Si u caktuar administrator i pasurisë së Maradonës?
U emërova nga një gjykatë pasi plotësoj kërkesat për përvojën dhe përgatitjen.

Kush janë trashigmtarët e ligjshëm të Diegos?
Dalma, Xhanina, Diego Xhunior dhe Dieguito Fernando Maradona sipas radhës.

A keni biseduar me Diego Xhunior, djalin 34-vjeçar të Maradonës?
Jo drejtpërdrejt. Por, kam marrë në intervistë avokatët e tij në Argjentinë si dhe me ata të trashëgimtarëve të tjerë.

A ka një testament të Maradonës?
Deri nuk është shtuar asgjë në dosje.

A keni biseduar me Matias Morlën, avokatin e Diegos që është marrë me kontratat e tij në vitet e fundit?
Jo, asnjëherë kontakte direkte me Morlën, vetëm disa intervista të shkurtra me avokatin e tij. Ai ka mundësi të ketë shumë dijeni për gjendjen financiare të Maradonës. Ai refuzon të transferojë dokumenta administrative, nuk ka dërguar asnjë të dhënë apo raport si dhe nuk treguar asnjë llogari. Nuk ju duket e çuditshme?

Shumë lajme kanë qarkulluar rreth trashëgimisë së Maradonës, e cila, sipas disa mediave mund të përllogaritet në 50-60 milionë dollarë. Duke marrë parasysh llogaritë bankare brenda dhe jashtë vendit, mund ta vërtetoni këtë shifër?
E vërteta është se nuk mund të vërtetoj këtë shifër. Siç e thashë, avokati i tij nuk ka dërguar asgjë tjetër përveç 3 makinave.

A mund të bllokohen asetet pasurore të Maradonës nga autoritet italiane, pasi sipas ligjit, pasuri e një personi që kalon 40 milionë euro, konfiskohet?
Diego nuk mund të prodhojë më të ardhura.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat