Partizani nuk ndalet, arrin marrëveshjen me mesfushorin

Futboll

Partizani nuk ndalet, arrin marrëveshjen me mesfushorin

Më: 6 janar 2021 Në ora: 16:42
Partizani nuk ndalet, arrin marrëveshjen me mesfushorin

Partizani ka finalizuar me sukses operacionin e transferimit të kapitenit të Bylisit, Valentino Murataj. Mesfushori është një preferencë e “demave” që prej verës së vitit të kaluar, bashkë me mesfushorin tjetër të ballshiotëve, Donald Mëllugja.

“Panorama Sport” mëson se të kuqtë kanë arritur marrëveshjen 24-vjeçarin dhe nga nesër ai do të jetë nën urdhrat e trajnerit Ilir Daja. 

Prej ditësh klubet ishin futur në bisedime dhe tashmë marrëveshja është finalizuar me sukses.

Nga ky transferim i Muratajt te 16-herë kampionët e Shqipërisë, Bylisi pritet të përfitojë një shumë të konsiderueshme.

Edhe Mëllugja është një lojtar që pëlqehet nga trajneri Ilir Daja, por mbetet për t’u parë se si do të shkojnë bisedimet. Nuk përjashtohet mundësua që të dy lojtarët e Bylisit të zyrtarizohen njëkohësisht me fanellën e kuqe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat