Conte pas humbjes nga Sampdoria: Fati na harroi sot, merituam më shumë

Futboll

Conte pas humbjes nga Sampdoria: Fati na harroi sot, merituam më shumë

Më: 6 janar 2021 Në ora: 18:26
Antonio Conte

Antonio Conte ndjen se ‘fati e harroi’ Interin në humbjen e tyre 2-1 ndaj Sampdorias, pasi sipas tij ekipi i tij meritoi më shumë dhe ishte një ndeshje e çuditshme.

Alexis Sanchez humbi një penallti të hershme, ndërsa Antonio Candreva shënoi nga pika e bardhë para se Keita Balde të dyfishojë epërsinë dhe Stefan de Vrij të shënojë golin e vetëm për Interin.

Kjo humbje i jep fund serisë së Interit me tetë fitore radhazi në Serie A dhe sipas trajnerit Conte, ekipin e tij e kishte harruar fati.

“Ishte një lojë mjaft e çuditshme. Ne e gjetëm veten duke shkuar nga një penallti e humbur në pësimin e dy golave”, ka thënë fillimisht Conte për Sky Sport Italia.

“Qartë, kjo shkaktoi vështirësi, por ekipi kishte luajtur mirë dhe kishte krijuar mundësi të shumta shënimi. Ishte një ndeshje e çuditshme”.

“Ndonjëherë ju meritoni të humbni, në situata të tjera si sot, thjesht nuk ju shkon rruga. Ne mund të kishim shënuar edhe pas kthimit të topit nga penalltia, por kjo goditi shtyllën”.

“Ishte e vështirë të kthehesha nga disavantazhi 2-0, edhe pse u përpoqëm deri në fund”.

“Ëstë zhgënjyese, sepse mendoj se kemi merituar më shumë nga kjo ndeshje. Ne duhet të analizojmë se çfarë shkoi mirë, çfarë shkoi keq, por ishte një lojë e çuditshme”.

“Lojtarët dhanë gjithçka, por fati na harroi plotësisht sot”, përfundoi trajneri i Interit. 

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat