Bale me një të ardhme të paqartë, ka pas vetës shumë pikëpyetje

Futboll

Bale me një të ardhme të paqartë, ka pas vetës shumë pikëpyetje

Më: 6 janar 2021 Në ora: 19:25
Bale

Gareth Bale nuk po mundet ta gjejë vetën e tij te Tottenham si duhet pasi që po ka probleme me lëndime.

Edhe menaxheri Jose Mourinho ka konfirmuar javën e kaluar se lëndimi i uellsianit nuk është serioz, por do ta mbajë atë jashtë fushave për disa javë.

Bale ndeshjen e tij të fundit me Spurs e zhvilloi në fitoren ndaj Stoke City në Carabao Cup.

E në anën tjetër, ai ka pasur vetëm 4 paraqitje në Premierligë këtë sezon, duke mos startuar asnjëherë nga minuta e parë.

Për momentin, situata qëndron në atë mënyrë që Bale duhet të rikthehet në Real Madrid në afatin kalimtar të verës.

Siç raporton AS, Los Blancos do ta kenë të vështirë të gjejnë një klub të ri për 31 vjeçarin, duke pasur parasysh se i ka mbetur vetëm edhe një vit në kontratën e nënshkruar më parë.

Me të rikthyer në Real Madrid, këta të fundit do të duhej të paguanin pagën e tij që kap shifrën rreth 700 mijë euro.

E ardhmja e tij akoma mbetet e paqartë dhe nuk dihet nëse do të qëndrojë te Real Madrid apo do të transferohet në ndonjë klub tjetër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat