Llapi çmon kontributin e futbollistit

Futboll

Llapi çmon kontributin e futbollistit

Nga: K.G. Më: 7 janar 2021 Në ora: 11:19
Llapi çmon kontributin e futbollistit

Skuadra e futbollit Llapi nga Podujeva, njofton se futbollisti Eglentin Gjonin është larguar nga ky mjedis.

Me marrëveshje të dyanshme është ndërprerë bashkëpunimi me qendërmbrojtësin Eglentin Gjoni.

“KF Llapi njofton se pas marrëveshjes së arritur ndërmjet drejtuesve të klubit dhe qendërmbrojtësit Eglentin Gjoni, palët kanë ndërprerë bashkëpunimin, i cili ishte i vlefshëm edhe për pjesën e mbetur të këtij edicioni.

KF Llapi dhe Eglentin Gjoni e panë të arsyeshme dhe më korrekte të përmbyllnin marrëveshjen para kohe.

Drejtuesit e klubit çmojnë kontributin e tij për klubin gjatë periudhës gjashtë mujore sa ishte pjesë e KF Llapit si dhe i dëshirojnë shumë suksese në karrierë!”, njofton KF Llapi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat