Rol i pazakontë

Futboll

Rol i pazakontë

Më: 7 janar 2021 Në ora: 11:27
Rol i pazakontë

Rol i pazakontë, por edhe një gol spektakolar që e mbajti Milanin në lojë për thuajse në orë. Pas ndeshjes, Davide Kalabria foli për televizionin e klubit duke analizuar humbjen dhe shkaqet e saj.

NDESHJA – “Humbëm një ndeshje pas kaq shumë kohësh. E dinim që ishin të fortë, por ne kishim shumë mungesa dhe në momentin e zëvendësimeve kjo u ndie shumë. Bëmë ndeshjen tonë dhe e përballuam rivalin me dinjitetet, por për fat të keq, nuk morëm atë që donim. Më vjen mirë për golin tim, por do ta shkëmbeja me shumë dëshirë me tri pikë”.

BISEDA – “Do të flasim me qetësi, por trajneri na këshilloi të mos e humbim toruan. Nesër (sot) do të shohim se ku gabuam dhe do të mundohemi të korrigjohemi pasi nuk duhet harruar se të shtunën na pret një ndeshje tjetër”.

ROLI – “Jam në dispozicion të trajnerit për çdo rol që mund t’i nevojitem. Për të luajtur në mesfushë duhet inteligjencë dhe disiplinë, dy cilësi që mendoj se i kam për t’u përshtatur. Jam i lumtur për atë që bëmë si skuadër, por tani le të kthejmë faqe e të mendojmë për takimin e radhës”.

TORINO – “Më vjen mirë që ndeshja e radhës është të shtunën. Kemi shumë dëshirë ta fshijmë këtë disfatë dhe të tregojmë se rezultatet tona nuk kanë qenë rastësore. Kampionati është ende i gjatë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat