Borussia Dortmund po mendon të përforcohet

Futboll

Borussia Dortmund po mendon të përforcohet

Më: 7 janar 2021 Në ora: 13:07
Borussia Dortmund po mendon të përforcohet

Skuadra e Borussia Dortmund po mendon të përforcohet në merkaton e dimrit me sulmuesin 26-vjeçar iranian Sardar Azmoun, që luan në Rusi me Zenit Shën Petërburg.

Sulmuesi konsiderohet si “Messi i Iranit”. Këtë sezon ai ka realizuar 11 gola në kampionat në 15 ndeshje të luajtura, duke kaluar një moment të mirë.

Lojtari luan që prej vitit 2018 me Zenit, por këtë sezon ka shpërthyer, duke tërhequr vëmendjen e Borussia Dortmund, gati të shpenzojë për të.

Për skuadrën e Zenit lojtari kushton 20 milionë euro, shumë të cilën kërkon nga gjermanët për ta lënë të lirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat