Shfajësohet vajza e Maradonës

Futboll

Shfajësohet vajza e Maradonës

Më: 7 janar 2021 Në ora: 16:57
Shfajësohet vajza e Maradonës

Diego Maradona u largua në vitin 2020 nga kjo jetë. Miliona njerëz bënë homazhe në Argjentinë për të përcjellur një ndër më të mëdhenjtë e historisë së futbollit. Numri i personave të prekur me COVID-19 është rritur në Argjentinë.

Autoritetet ia lënë fajin homazheve për Maradonën, por vajza e tij Giannina ka folur në lidhje me diçka të tillë. Ajo ka kërkuar të mos fajësohet familja e tij. “Të gjithë e dimë që Diego ishte i të gjithëve, është e mrekullueshme të shohësh të gjithë dedikimet dhe grafitet që janë bërë për të. Duhet të jemi të matur me fjalët që themi.

“Keqardhje për të gjithë ata që kanë kaluar një situatë si e jona, ndihem keq për njerëzit që nuk kanë mundur t’i thonë lamtumirë personave të dashur që kanë humbur.

“Nuk është faji i Maradonës për atë që ndodhi më datë 25 nëntor. Unë do kisha preferuar të qëndrojë në një dhomë vetëm me familjen time, kështu që mos na fajësoni për rritjen e rasteve pozitive në vend.

“Diego ndodhet në qiell dhe meriton respekt, ndërsa ne vajtojmë babanë, vëllanë, gjyshin dhe mikun tonë. Ju falënderojmë të gjithëve për mesazhet e bukura dhe lulet e dërguara“, – tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat