Uka huazohet në Drenicë, Hasanaj lirohet

Futboll

Uka huazohet në Drenicë, Hasanaj lirohet

Nga: K.G. Më: 7 janar 2021 Në ora: 17:29
Uka huazohet në Drenicë, Hasanaj lirohet

Klubi më i trofeshëm në vendin tonë, Prishtina, me disa ndryshime, një futbollist e huazon në Drenicë dhe një e liron.

"Prishtina ka huazuar mesfushorin ofensivë të krahut, Kreshnik Uka në ish-skuadrën e tij amë, Drenica.

Ndërsa mesfushori, Donat Hasanaj, u lirua me pajtim të dyanshëm.

FC Prishtina në këtë afat ka liruar shtatë futbollistë, Ivan Jeliç, Nikson Mema, Ahmed Raddaoui, Donat Hasanaj dhe ka huazuar Kreshnik Ukën. Po ashtu më herët ka liruar edhe dy futbollistë të rinj nga Gambia që ishin në formë të provave.

FC Prishtina iu uron të gjithë futbollistëve të larguar sukses në vazhdim të karrierës", ka bërë të ditur FC Prishtina.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat