Atletico Madrid nuk ka dyshime në Simeonen duan rinovimin me teknikun argjentinas

Futboll

Atletico Madrid nuk ka dyshime në Simeonen duan rinovimin me teknikun argjentinas

Më: 7 janar 2021 Në ora: 19:04
Diego Simeone

Atletico Madrid nuk ka dyshime lidhur me të ardhmen e trajnerit Diego Simeone në kreun e klubit.

Atletico dje u shokua duke u eliminuar nga Kupa e Mbretit prej klubit të divizionit të tretë Cornella.

Pas ndeshjes, tekniku argjentinas tha se nëse klubi vendos ta shkarkojë, atëherë është i hapur që të largohet.

Sidoqoftë, sipas Marca, “Los Rijoblancos” nuk kanë dyshime të Simeone, kontrata e të cilit skadon në vitin 2022, por thuhet se do t’i ofrojë rinovimin edhe disa vite të tjera.

Ndërkohë, kujtojmë se Simeone me Atleticon fitoi La Liga-n në vitin 2014, derisa fitoi dy herë Ligën e Evropës në vitin 2012 dhe 2018, kurse humbi dy finale të Ligës së Kampionëve kundër Real Madridit në vitet 2014 dhe 2016.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat