Ozil gjen ekipin e ri

Futboll

Ozil gjen ekipin e ri

Më: 7 janar 2021 Në ora: 19:36
Mesut Ozil

Mesfushori i Arsenalit, Mesut Ozil, do të largohet nga ekipi anglez në janar. Turku nuk do të qëndrojë dhe 6 muajt e fundit të kontratës. 32-vjeçari ka vendosur të mos qëndrojë më në Angli.

Ai ka arritur marrëveshjen me Fenerbahçen. Mediet turke shkruajnë se akordi është arritur dhe turku do të firmosë për 3.5 vite me gjigantët e këtij kampionati.

Ozil ishte prej kohësh në bisedime me ekipin turk, por tashmë duket se ia ka arritur përfundimisht të transferohet në Turqi.

Lojtari nuk donte të largohej më herët nga “Topçinjtë” për shkak të rrogës së tij të majme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat