Zyrtare: Parma emëron trajnerin e ri

Futboll

Zyrtare: Parma emëron trajnerin e ri

Më: 7 janar 2021 Në ora: 19:40
Roberto D’Aversa

Roberto D’Aversa është riemëruar trajneri i Parmës, vetëm disa muaj pasi ndërpreu bashkëpunimin e klubit.

Ironikisht, trajneri Fabio Liveriani, ishte emëruar në gusht të 2020 për të zëvendësuar Roberto D’Aversa verën që lamë pas.

Por, tani është D’aversa i cili zëvendëson të shkarkuarin Liveriani, pas vetëm pesë muajve në detyrën e trajnerit tek Parma.

D’Aversa, i cili e mori për herë të parë në dhjetor 2016 dhe ngriti Parman nga Serie C në kategorinë e parë, u largua nga klubi verën e kaluar për shkak të pikëpamjeve të ndryshme se si të përparonte.

Fabio Liverani, qëndronte me Parman në vendin e 18-të në Serie A pas 16 ndeshjeve.

“Parma Calcio 1913 janë të kënaqur të njoftojnë se Roberto D’Aversa po kthehet në rolin e Trajnerit të ekipit të parë”, shkroi klubi në një deklaratë.

“Stafi i tij do të përbëhet nga Andrea Tarozzi (ndihmës trajner), Alberto Bartoli (trajner portierësh), Luca Morellini dhe Danilo Massi (trajnerë fitnesi), Paolo Giordani (staf mjekësor dhe Marco Piccioni dhe Simone Greco (analistë ndeshjesh)”, deklaroi klubi italian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat