Dele Alli dëshira e parë e Pochettinos për ta transferuar te PSG

Futboll

Dele Alli dëshira e parë e Pochettinos për ta transferuar te PSG

Më: 7 janar 2021 Në ora: 23:09
Dele Alli

Mauricio Pochettino ditë më parë është zyrtarizuar si trajner i ri i Paris Saint Germain.

Trajneri argjentinas synon ta përforcojë edhe më shumë skuadrën, pasi qëllimi është që ta mbrojë fillimisht titullin e kampionit në Ligue 1.

Parisienët kanë objektiv madhor triumfin në Ligën e Kampionëve dhe Pochettino e di se për të arritur deri aty i duhen ende blerje të reja.

Mesfushori anglez Dele Alli është dëshira e parë e Pochettinos dhe duket se krerët e klubit duan transferimin e tij.

Alli ka hasur në vështirësi të luaj në urdhrat e Jose Mourinhos dhe ka kërkuar largimin nga Tottenham Hotspur gjatë afatit kalimtar të janarit.

PSG dëshiron që ta marrë në huazim lojtarin me mundësi blerje pas gjashtë muajsh për 40 milionë euro.

Pochettino dhe Alli kanë një marrëdhënie të shkëlqyer që nga koha kur ishin të dy pjesë e Spurs dhe një ribashkim i tyre duket shumë afër të ndodhë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat