Skënderbeu para sprovës

Futboll

Skënderbeu para sprovës

Më: 8 janar 2021 Në ora: 12:48
Skënderbeu para sprovës

Mënyra më e mirë për ta nisur 2021 si për Kastriotin ashtu dhe për Skënderbeun do të ishte me një fitore, aq më tepër që mbyllja e 2020 sidomos për krutanët nuk ishte ajo që pritej teksa në mënyrë befasuese u mposht 2-1 nga Apolonia.

Por nëse për Kastriotin viti u mbyll keq, për Skënderbeun 2021 nisi në negativ ende pa zbritur në fushë, me problemet e bllokimit të merkatos, që klubi lajmëroi se e zgjidhi dhe duhet të jetë sërish aktiv. Telashe jo të vogla për një vit që parashikohet i vështirë dhe në fushë.

Kastrioti deri tanimë ndaj të mëdhave e ka shfaqur veten si kockë e fortë, dhe pavarësisht sigurisë që ka për momentin në renditje është i ndërgjegjshëm se një hap fals me korçarët në këto momente do të trondiste pozitat e tyre, ku deri në këto caste tabela ka folur për pretendime më të mëdha sesa qëndrimi në Superiore.

Skënderbeut ajo fitore 4-3 ndaj Bylisit, rival direkt i solli oksigjen në renditje por tanimë duhet dhe një tjetër nisje pozitive për 2021 në fushë.

Me kastriotin nuk është aspak i favorizuar, dhe krutanët e kanë mposhtur dhe në shtëpi, por 90 minutat e kësaj sfide mund të përcaktojnë shumë për të dyja skuadrat, për pozitat e tyre në vazhdim në këtë Superiore shumë të ngjeshur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat