Tottenham dhe Bayer pas 20-vjeçarit

Futboll

Tottenham dhe Bayer pas 20-vjeçarit

Më: 8 janar 2021 Në ora: 13:25
Tottenham dhe Bayer pas 20-vjeçarit

Tottenham dhe Bayer Leverkusen janë vënë në gjurmët e mesfushorit 20-vjeçar danez Mikel Damsgaard, që luan në Serinë A me Sampdoria.

Lojtari erdhi verën e kaluar te skuadra doriane për vlerën e 6 milionë eurove, por tashmë ai vlen gati 20 milionë.

Damsgaard ka luajtur në 15 ndeshje në kampionat, duke realizuar 2 gola dhe 3 asist.

Në total ka luajtur 863 minuta, duke treguar një formë të mirë sportive dhe bindur trajneri Claudio Ranieri, që e ka lënë titullar.

Kjo paraqitje ka tërhequr vëmendjen e skuadrave “big” në Angli e Gjermani, që kanë nisur të kontaktojnë me menaxherin e lojtarit dhe Sampdoria. Gjithsesi, nuk pritet që lojtari të largohet nga Seria A në merkaton e janarit, ndoshta verën e ardhshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat