Tirana jep lajmin e madh

Futboll

Tirana jep lajmin e madh

Më: 8 janar 2021 Në ora: 13:34
Tirana jep lajmin e madh

Vetëm pak ditë më parë pasi Partizani u njoh me zhbllokimin e merkatos, nga krahu tjetër erdhi dënimi i Tiranës. Pikërisht në momentin kur bardheblutë kishin bërë në mbrëmje zyrtarizimin e Taulant Seferit.

Në media u aludua se Partizani hyri në tratativa për të përfituar nga situata dhe për ta veshur Seferin të kuq. Megjithatë kjo nuk do të jetë e mundur teksa Tirana ka dhënë së fundmi lajmin e madh për tifozët pasi i është zhbllokuar merkato, shkruan sportekpres nga Tirana. 

KF Tirana njofton se ka zgjidhur përfundimisht cështjen e bllokimit të merkatos. Pas orësh të gjata komunikimi me zyrtarë të FIFA – s bëjmë me dije se ditën e sotme është hapur sërish mundësia e transferimit të lojtarëve.

Nga sot do të vijojmë të kryejmë të gjitha procedurat e nevojshme për zyrtarizimin e emrave te rinj që do të afrohen në klub dhe do të mbajnë veshur fanellën në vazhdimësi të sezonit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat