Aston Villa me ekip të dytë kundër Liverpoolit

Futboll

Aston Villa me ekip të dytë kundër Liverpoolit

Më: 8 janar 2021 Në ora: 13:57
Aston Villa me ekip të dytë kundër Liverpoolit

Aston Villa do të luajë me ekipin e dytë dhe me lojtarë nga akademia në rrethin e tretë të FA Cup sonte pasi koronavirusi është shfaqur në ekipin e parë të kësaj skuadre.

Liverpooli shihet si favorit sonte ndaj Aston Villës, në rrethin e tretë të FA Cup.

Në fakt, për shkak të shfaqjes së COVID-19, lojtarët e ekipit të parë të skuadrës nga Birminghami nuk do të jenë pjesë e kësaj loje.

Prandaj, trajneri Dean Smith duhet ta improvizojë një ekip me lojtarë të skuadrës U-23 dhe të akademisë për ndeshjen me “Reds”.

Madje, edhe ekipin do ta drejtojë trajneri i ekipit U-23, Mark Delaney.

Nga ana tjetër, edhe trajneri Jurgen Klopp do t’ua japë rastin disa futbollistëve të rinj.

Sidoqoftë, kampioni aktual anglez pret fitore në këtë duel për të kaluar në fazën tjetër të FA Cup.

Kujtojmë se vetëm një vit më parë, L’pooli u detyrua të luante me lojtarë të akademisë në ndeshjen e Carabao Cup pikërisht kundër Aston Villës, pasi ekipi i parë ishte i angazhuar në Kupën e Botës për Klube. Në atë ndeshje, Villa triumfoi me rezultat të thellë 5:0.

Në duelin e fundit të tyre, Villa kishte fituar me rezultat të thellë 7:2 ndaj Liverpoolit në muajin tetor.

Ndeshja në mes të Aston Villës dhe Liverpoolit zhvillohet sonte duke filluar nga ora 20:45.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat