Shaqiri me deklaratë të fortë

Futboll

Shaqiri me deklaratë të fortë

Më: 8 janar 2021 Në ora: 17:28
Shaqiri me deklaratë të fortë

Xherdan Shaqiri është rikuperuar plotësisht dhe është i gatshëm ta ndihmojë Liverpoolin në ndjekje të titujve këtë vit.

Numri 23 i Liverpoolit është paraqitur si zëvendësues në dy ndeshjet e fundit të Liverpoolit pas rikthimit nga lëndimi muskulor.

Tani, Shaqiri është i gatshëm që të luajë plotësisht me Liverpoolin.

“Jam i gatshëm prapë. Ndihem mirë dhe jam gati të luaj. Mezi i pres ndeshjet e ardhshme dhe pjesën e dytë të edicionit”, tregoi ai.

“Është normale se kur je i lënduar nuk mund ta ndihmosh skuadrën. Por, kjo është pjesë e futbollit”, tha Shaqiri.

“Unë kam punuar shumë të rikthehem kështu që jam i lumtur të rikthehem me skuadrën”, përfundoi Shaqiri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat