Super Xherdan Shaqiri, Liverpooli shpërthen

Futboll

Super Xherdan Shaqiri, Liverpooli shpërthen

Nga: Kemajl Goca Më: 8 janar 2021 Në ora: 22:21
Super Xherdan Shaqiri, Liverpooli shpërthen

Liverpooli kualifikohet në të 16-ën e finales së FA Cup (Kupa e Anglisë).  

Ylli i Kosovës, Xherdan Shaqiri, futet në lojë në minutën e 61-të dhe i mjaftuan 4 minuta, që të asiston dy herë.

Për Liverpoolin shënuan Mane (4' e 63'), Wijnaldum (60') dhe Salah (65') dhe për Aston Villën Barry (41').

Shaqiri asiston në minutën e 63-të kur Mane shënon për 1:3 dhe në atë të 65-tën Salah për 1:4.

Shaqiri dëshmon se është në formë, ndërsa Liverpooli fiton bindshëm ndaj skuadrës vendase që luajti me lojtar të rinj.

Shaqiri u angazhua maksimalisht për 29 minuta, duke dhënë sinjal të qartë, se është në formën e duhur..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat