Bylisi ngre akuza

Futboll

Bylisi ngre akuza

Më: 9 janar 2021 Në ora: 12:22
Bylisi ngre akuza

Bylisi ka lëshuar akuza për ndeshjen kundër Tiranës. Ekipi ballshiot ka theksuar se skuadra kampione e Shqipërisë do të marrë futbollistin Donald Mëllungjën, por nuk do të ndodhë diçka e tillë. Drejtuesit e ballshiotëve bëjnë me dije se futbollisti nuk është paraqitur në stërvitje.

“Jemi në kohë merkatoje dhe ne si klub nuk kemi kontaktuar asnjëherë lojtarë që janë nën kontratë me klubet e tyre, ashtu siç e parashikon qartë edhe rregullorja e FIFA-s dhe UEFA-s për transferimin e futbollistëve!

“Nuk është normale, por habitemi se si Tirana kërkon t’i prishë mendjen lojtarit tonë, i cili nuk është paraqitur në stërvitje ditët e fundit sepse i është ngritur mendja për të shkuar te Tirana.

Tirana dhe çdo klub nuk kanë shanse që të negociojnë me lojtarët tanë që janë nën kontratë pa marrë miratimin tonë.

“Nëse Tirana e do Mëllugjën, apo çdo lojtar që ne kemi nën kontratë apo çdo ekip tjetër qoftë, vendas dhe i huaj, le të trokasë në klub dhe të zbatojë Rregulloren për Transferimin e Lojtarëve! Nesë e duan Donald Mëllugjën të vijnë këtu, të paguajnë kartonin dhe le ta marrin, por jo fshehurazi”, – shkruhet në statusin Bylisit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat