Ja çfarë pritet për të ardhmen e Çalhanoglusë

Futboll

Ja çfarë pritet për të ardhmen e Çalhanoglusë

Më: 9 janar 2021 Në ora: 14:13
Ja çfarë pritet për të ardhmen e Çalhanoglusë

Hakan Çalhanoglu dhe Milani bëjnë një hap në drejtim të njëri- tjetrit. Fantazisti ka autorizuar menaxherin e tij Gordon Stipiç që të vijojë bisedimet për zgjatjen e kontratës që i skadon në qershor të këtij viti.

Teorikisht turku mund të nënshkruajë që me 1 shkurt për klubin e ri, por me sa duket vullneti është për të vijuar karrierën në oborret e “Djallit” e këtë e dëshmon kërkesa, e ulur, për të pasur një rrogë prej 4.5 milionë eurosh në sezon, ndryshe nga 5.5 milionët e kërkuar në fillimin e bisedimeve. Kuqezinjtë nga ana e tyre ofrojnë 3.5 milionë euro, por akordi mund të gjendet në gjysmë të rrugës, me Çalhanoglunë që do të paguhet 4 milionë euro vjetore plus një seri bonusesh.

Sidoqoftë, vendimtar në këtë aspekt do të jetë takimi i javës që do të qartësojë edhe më mirë pozicionin dhe bazat për atë që mund të jetë rinovimi i parë në listën e Milanit.

Kujtojmë se 26-vjeçari është një nga futbollistët më të rëndësishëm për Piolin që e ka aktivizuar në 22 ndeshje në të gjitha kompeticionet duke marrë si shpërblim 6 gola dhe 9 asiste që e bëjnë numrin 10 kuqezi lojtarin që ndikon më shumë në fazën realizuese të skuadrës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat