Conte ka disa fjalë për Vidal, vlerëson përballjen me Romën

Futboll

Conte ka disa fjalë për Vidal, vlerëson përballjen me Romën

Më: 9 janar 2021 Në ora: 18:31
Antonio Conte

Trajneri i Inter, Antonio Conte, ka folur në konferencën për shtyp para ndeshjes ndaj Romës që do të luhet nesër në "Stadio Olimpico" në orën 12:30 në kuadër të Serie A.

Antonio Conte duke folur në konferencën për shtyp para ndeshjes ndaj Romës, në kuadër të xhiros së 17-të të Serie A, ka thënë se “Gialorossët” janë një skuadër fantastike.

“Pres ndeshje të fortë nga një kundërshtar fantastik që ka eksperiencë edhe në Ligën e Kampionëve, këto ndeshje janë të rëndësishme për në sepse tregojnë ambicien tonë kur përballemi me skuadra të forta”, tha ai.

“Kemi dy ndeshje ndaj dy kundërshtarëve të fortë, mund të ndikojnë në luftën për titull duhet të marrim rezultat pozitiv. Kur ndesheni me skuadra të forta, rëndësi kanë përzierja e forcës dhe ambicies tuaj, me faktë dhe jo me fjalë”, tha Conte.

“Vidal është stërvitur mirë, me vullnet dhe dëshirë. Kam përdorur karrotën me Arturon, dhe në raste tjera kam përdorur shkopin”, tha 51 vjeçari duke aluduar se është treguar i butë me reprezentuesin kilian.

“E kam bërë për tu përmirësuar ai, Vidal më njëh mirë dhe e di që nëse diçka nuk më pëlqen nuk kthej kokën nga ana tjetër”, përfundoi Antonio Conte.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat