McTominay i kënaqur që morri shiritin e kapitenit

Futboll

McTominay i kënaqur që morri shiritin e kapitenit

Më: 10 janar 2021 Në ora: 09:08
Scott McTominay

Futbollisti i Manchester United, Scott McTominay u bë protagonisti kryesor në ndeshjen ndaj Watford në kuadër të FA Cup.

McTominay ishte golashënuesi i vetëm në ndeshje, ai shënoi në minutën e 5′ të ndeshjes, për ti dhuruar ekipit të tij fitore dhe kalimin tutje në kuadër të FA Cup.

Përveç golit, ai ishte deleguar nga menaxheri i Manchester United, Ole Gunnar Solskjaer, të jetë kapiten në këtë ndeshje. Duke marrë parasysh se McTominay është lojtar nga grupmoshat e reja, kjo ishte një gjë e veçantë për të, dhe ai u shpreh i kënaqur me vendimin e norvegjezit.

“Unë kam qenë këtu që nga mosha pesë vjeçare, kjo do të thotë se janë bërë 18 ose 19 vjet që jam në klub dhe është një nder i madh të jesh kapiten. Unë e dua këtë klub dhe ka qenë e gjithë jeta ime”, tha Mc Tominay.

Edhe menaxheri i Manchester United, Ole Gunnar Solskjaer, u shpreh i sigurt për vendimin e tij për ta bërë skocezin kapiten të skuadrës.

“Scott regjistroi paraqitje të mirë siç bën gjithmonë, ai është një lider në skuadër dhe unë mendova sot t’i jepja shiritin për të parë se si do të reagojë. Ai ishte brilant. Jam shumë i lumtur që ai e arriti golin”, perfundoi Ole Gunnar Solskjaer.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat