Arteta tregon nëse Arsenal do të nënshkruajë me një mesfushor të ri

Futboll

Arteta tregon nëse Arsenal do të nënshkruajë me një mesfushor të ri

Më: 10 janar 2021 Në ora: 09:31
Mikel Arteta

Menaxheri i Arsenal, Mikel Arteta, ka folur në konferencën për shtyp, pas ndeshjes ndaj Newcasle United, të cilën “The Gunners” e fituan në kuadër të FA Cup.

Mikel Arteta u shpreh i kënaqur me paraqitjen e ekipit të tij, ai vlerësoi edhe zëvendësimet të cilat ndikuan dhe në fakt i dhanë fitoren Arsenalit.

Njëri nga protagonistët kryesorë të ndeshjes, ishte Emile Smith Rowe, i cili zhbllokoi rezultatin në minutën e 109′ për ti dhënë epërsinë Arsenalit. I riu anglez u inkuadrua nga banka rezervë dhe pati një impakt të mahnitshëm në lojë.

I pyetur nëse do të kishte nevojë Arsenal të sillte një mesfushor të ri në skuadër, Arteta hodhi dritë mbi këtë qështje.

“Ne besojmë në të, ai po bënë paraqitje të mira, ai ka karakter dhe po bëhet i rëndësishëm. Pesronaliteti që sjell kur luan, ne i kërkuam atij të hyjë në 16 metërsh dhe të bëjë diferencën, kështu që ai e bëri”, tha Arteta.

Tekniku spanjoll tregoi edhe për situatën e Gabriel Martinelli.

“Isha në zyrë kur një anëtar i stafit mjekësor erdhi e më tregoi, ai ka ndrydhur kyçin e këmbës, unë shkova në dhomën e zhveshjes dhe ai ishte duke qarë. Duhet të shikojmë se sa është lëndimi serioz, ai dëshiron të rikthehet ndeshjen e ardhshme por nuk i dihet, duhet të presim”, përfundoi Mikel Arteta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat