Massara: Do të rinovojmë kontratën

Futboll

Massara: Do të rinovojmë kontratën

Më: 10 janar 2021 Në ora: 11:42
Massara: Do të rinovojmë kontratën

Drejtori sportiv i Milanit, Frederic Massara, ka folur për DAZN për rinovimin e mundshëm të Donnarummas dhe Calhanoglus.

Dy lojtarë që mund të dalin të lirë në verë dhe janë shumë të rëndësishëm për klubin kuqezi.

Shpresat për rinovimin e mundshëm janë shumë të mëdha.

“Ne kemi besim se do të arrijmë marrëveshjen me Donnarumman dhe Calhanoglun dhe do të rinovojmë kontratën javën  e ardhshme”, – tha ai.

Një mesazh i qartë se disa nga pretendimet e dy lojtarëve kryesorë do të plotësohen. Kërkesat financiare të portierit dhe mesfushorit janë të larta, por duket se gjuha e përbashkët do të arrihet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat