Nagelsmann: Haaland do të bëhet akoma më i mirë

Futboll

Nagelsmann: Haaland do të bëhet akoma më i mirë

Më: 10 janar 2021 Në ora: 12:03
Julian Nagelsmann dhe Erling Haaland

Trajneri i RB Leipzig, Julian Nagelsmann, ka thurur lëvdata për sulmuesin e Borussia Dortmund, Erling Haaland.

Haaland ishte protagonisti kryesor në fitoren 3-1 të Borussia Dortmund në udhëtim tek RB Leipzig, duke bërë një hap gjigant për luftën për titull.

Pas ndeshjes, trajneri i RB Leipzig, Julian Nagelsmann pati lëvdata për yllin norvegjez, ku zbuloi edhe një detal interesant, gjermani tha se edhe Leipzig e dëshironte 20 vjeçarin para se të vinte tek Dortmund.

“Ai është një sulmues i jashtëzakonshëm, dhe kjo është arsyeja pse edhe ne e dëshironim atë. Dortmund e mori atë. Mendoj se ai sapo shënoi 25 gola në 25 ndeshje të Bundesligës, diçka e tillë. Kjo është vërtet e jashtëzakonshme. Statistika mbresëlënëse”, tha ai.

“Ky nuk është goli i parë që shënoi kundër nesh. Ai ka një cilësi të jashtëzakonshme dhe është shumë i ri. Kështu që, mendoj se nuk mund ta gjykoj atë, por as kundërshtarin tonë, por ai me siguri ka një potencial të madh për tu zhvilluar në të ardhmen”, tha Nagelsmann.

“Ai do të bëhet edhe më mirë. Edhe liga do të jetë zbavitëse për të. Por jo kundërshtarët e tij”, përfundoi Julian Nagelsmann.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat