Gjithçka ndodhi në mënyrë sekrete

Futboll

Gjithçka ndodhi në mënyrë sekrete

Më: 10 janar 2021 Në ora: 13:01
Gjithçka ndodhi në mënyrë sekrete

Pronari i Manchester Cityt, Sheiku Mansur, ka blerë në mënyrë sekrete trofeun më të vjetër që ka mbijetuar nga kompeticioni më i vjetër i futbollit në botë, Kupës FA, për 760 mijë paund.

Bashkëpronari i West Ham, Dejvid Gold, i cili ishte në pronësi të trofeut që është përdorur nga viti 1896 deri në 1910, ka dashur ta shesë kupën që vitin e shkuar dhe ajo rrezikonte të përfundonte jashtë Britanisë.

Por, Mansur nuk donte që trofeu i dytë i këtij kompeticioni të përfundonte jashtë, duke qenë se është edhe kupa që Siti fitoi për herë të parë në vitin 1904, prandaj e bleu atë.

Deri tani, kjo kupë ishte ekspozuar në Muzeun e Historisë së Futbollit dhe Mansur ka vendosur që ta lërë atje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat