Ferizaj shpreson në riorganizim dhe rikthim në elitë

Futboll

Ferizaj shpreson në riorganizim dhe rikthim në elitë

Nga: K.G. Më: 10 janar 2021 Në ora: 15:29
Ferizaj shpreson në riorganizim dhe rikthim në elitë

Ferizaj pretendon rezultate më të mira për pjesën e dytë të kampionatit në Ligën e Parë të Kosovës, në grupin B. Ferizajasit synojnë që të rikthehen në elitën e futbollit të Kosovës. 

“Skuadra jonë fillojë stërvitjet për sezonin pranveror. 

Klubi  ynë ka filluar stërvitjet me trajnerin Burim Çerkinin për sezonin pranveror, ku shumica e futbollistëve ishin te ri 

Skuadra jonë është duke biseduar edhe me disa futbollistë tjerë për t’i transferuar në Ferizaj, ndërsa prej klubit eshte larguar Adnan Haxhaj. Futbollistët tjerë janë në bisedime me klubin për të vazhduar por gjendja ne klub nuk ështe aspaket e mire. 

Shpresojmë që të kemi një riorganizim më të mirë dhe të rikthehemi në Superligë, pasi që ky klub, ky qytet dhe tifozët nuk e meritojnë këtë gjendje”, njofton KF Ferizaj.

Ferizaj përfundoi në vend të katërt me 19 pikë, ka katër me pak se kampioni vjeshtor Flamurtari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat