Lazio me tre pikë nga Parma

Futboll

Lazio me tre pikë nga Parma

Nga: K.G. Më: 10 janar 2021 Në ora: 16:55
Lazio me tre pikë nga Parma

Lazio kthehet me tre pikë të mëdha nga stadiumi "Ennio Tardini".  

Skuadra nga Roma triumfon me rezultat 2:0 ndaj Parmës, në takimin e javës së 17-të në Serie A. 

Gjithçka u vendos në 45 minutat e dytë. Alberto në minutën e 55-të dhe Caicedo në atë të 67-tën shënuan për fitoren e Lazios. 

Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, qëndrojë në bankë dhe nuk iu dha rasti asnjë minutë. Lazio renditet në pozitën e 8-të me 28 pikë, ndërsa Parma është e 19-ta me 12 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat