Kale: Mos u shqetësoni, zjarri është këtu

Futboll

Kale: Mos u shqetësoni, zjarri është këtu

Më: 10 janar 2021 Në ora: 17:26
Kale: Mos u shqetësoni, zjarri është këtu

Te Tirana ka lajme të mira, Elton Kale i cili kishte një problem në shpatull dhe është operuar me sukses në Brazil, tashmë duket se e la pas atë problem dhe nuk ka më dhimbje.

Sulmuesi anësor i Tiranës është rikthyer në Tiranë duke qenë i etur për tu futur në fushën e blertë dhe këtë e ka bërë vetë të ditur lojtari në Story-n e tij në rrjetin social “Instagram”, ku ishte në shoqërinë e Agustin Torasës duke konsumuar një kafe ai shkruan:

“Shumë ftohtë në Tiranë? Mos u shqetësoni, zjarri është këtu.”

Mesa duket Kale e ka patur për të ftohtin e tabelës së klasifikimit ku Tirana renditet në -12 pikë nga Vllaznia kryesuese.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat