​A po përmirësohet shëndeti i Gattusos?

Futboll

​A po përmirësohet shëndeti i Gattusos?

Më: 10 janar 2021 Në ora: 17:52
Gennaro Gattuso

Trajneri i Napolit, Gennaro Gattuso ka përjetuar sot një ditë me shumë emocione të përziera.

Fitorja ndaj Udineses në kuadër të xhiros së 17-të të Serie-A erdhi vetëm në minutën e fundit të ndeshjes kur mesfushori Bakayoko realizoi golin vendimtar për tre pikë të reja të Napolit dhe ky padyshim se ishte një lajm shumë i mirë për atë.

Por, deri atëherë, Gattuso pati disa probleme gjatë lojës e që kryesisht i shkaktoi futbollisti kosovar Amir Rrahamni me paraqitjen e tij aspak të mirë nga gabimi i të cilit erdhi edhe goli i barazimit nga Udinese.

Por mbi të gjitha, lajmi më i mirë sa i përket Gattusos është përmirësimi i shëndetit të tij.

Para pak javësh u raportua se ish-mesfushori i Milanit po ballafaqohet me një sëmundje të rëndë e cila vjen si pasojë e lodhjes së muskujve te qepallave, problem ky i cili sjellë mbylljen e pavullnetshme të syrit.

Por, duket se tekniku italian kë bërë hapa drejt përmirësimit në shëndetin e tij pasi sot është parë pa syze në stol dhe duke mos pasur probleme gjatë gjithë ndeshjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat